S’kam njohuri për siguri shtesë policore në Tetovë dhe Gostivar! – Shqip

by admin
Spread the love

MPB-ja DHE ZGJEDHJET 2024

Për momentin nuk ka njoftime se në Tetovë e Gostivar duhet të ketë siguri më të përforcuar gjatë zgjedhjeve – tha në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, Zv/Ministri i Brendshëm plotësues, Mitko Bojmacaliev, I cili në këtë mënyrë I ka komentuar pohimet e Ministrit të Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski, për prani të shtuar policore gjatë zgjedhjeve në Tetovë dhe Gostivar.

Sipas tij, masat e përforcuara nuk janë nën kompetenca të Ministrit, por të Drejtorit për Siguri Publike, Sasho Tasevski I cili ka “komandën e artë”.

“Sa kam njohuri, Drejtori Tasevski, deri në këtë moment, nuk ka dhënë asnjë komandë për siguri shtesë policore gjatë zgjedhjeve në Tetovë dhe Gostivar. Ne duhet të punojmë sipas ligjit. Unë vizitova të gjitha stacionet policore, bisedova për të patur zgjedhje të lira e demokratike. Kur shpallen zgjedhjet kujdesemi për procesin zgjedhor dhe në të gjitha shtabet kemi nënshtabe. Pasi marrim informacionet bëhet vlerësimi nëse do të ndërmerret dicka” – tha Mitko Bojmacaliev, zv/ministër i Brendshëm plotësues.

Sipas Zv/Ministrit Bojmacaliev mosvotimi i ndryshimeve kushtetuese dhe frenimi I rrugëtimit të vendit drejt BE-së, i ka dhënë hapësirë rritjes së ndikimit rus.

Kjo cështje është duke shqetësuar Zv/Ministrin plotësues, sic tha, që të mos humbim besimin në Bashkimin Evropian.

“Ndikimi rus dhe ndikimet tjera, nuk janë vetëm ruse por ka edhe tjera, bëhet kryesisht përmes lajmeve të rreme dhe propagandës dhe duhet ta luftojmë fuqishëm këtë luftë hibride. MPB është e gatshme për cdo ndikim të jashtëm bashkë dhe në koordinim me të gjitha shërbimet e sigurisë. Qëllimi ynë është që qytetarët të jenë të sigurtë. Për dallim nga Ukraina, fati i madh është që RMV-ja është pjesë e NATO-s” – tha Mitko Bojmacaliev, zv/ministër i Brendshëm plotësues.

Bojmacaliev njoftoi se 400.000 formularë për letërnjoftime që nga e shtuna janë në depotë e MPB-së. Sic tha, janë dërgesa që vazhdimisht mbërrijnë.

Në kushte normale, Zv/Ministri tha se kjo nuk do të bëhej publike, por në kohën e lajmeve të rreme ka vendosur që çdo dërgesë ta publikojë në opinion.

Por, ai njoftoi se nuk është zgjidhur problemi me miratimin e dokumenteve personale.

Sipas tij, bëhet fjalë për mbi 50.000 dokumente dhe është zotuar se gjatë ditës, bashkë me shërbimet e administratës dhe Ministrin Toshkovski, të tejkalohet ky problem. /tvklan.mk/

You may also like