“S’ka vend në makinë”, në panik nga humbja, Rama urdhëron mbushjen e kutive në Dibër

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, duket se po e ndjen humbjen e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Dibrës, ku votuesit dibranë shënuan pjesëmarrje të lartë në votime, kjo më e theksuar gjatë orëve të pasdites.

Menjëherë, me synim cenimin e procesit, Rama urdhëroi fikjen e dritave në qendrat e votimit, duke krijuar radhë të gjata votuesish.

Pikërisht fluksit të votuesve, Rama i druhej dhe sajoi makinacionet për të pamundësuar votimin e qindra qytetarëve.

Si të mos mjaftonte kjo, një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e SYRIT-it.

Mësohet se komisionerët socialistë duan t’i transportojnë kutitë e votimit nga QV-të drejt KZAZ-së, pa prezencën e anëtarëve komisionerëve të “Shtëpisë së Lirisë”.

Me siguri, plani është që kutitë të mbushen gjatë rrugës.

Komisionerëve të koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, u është thënë që “nuk ka vend në makinë”.

Kuptohet qartë që Rama i frikësohet votës ndëshkuese të dibranëve dhe po bën gjithçka për ta tjetërsuar vullnetin e tyre./Syri tv

You may also like