S’ka vend në Evropë për mohuesit e genocidit – Shqip

by admin
Spread the love

Nuk ka vend në Evropë për ata që publikisht mohojnë gjenocidin, cenojnë integritetin e vendeve fqinje, thotë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha të martën se nuk ka vend në Evropë për mohuesit e gjenocidit, për ata që ndërojnë krimet dhe kriminelët e e luftës, referuar kështu disa linjave të politikës së Beogradit.

Ai këtë e deklaroi në një konferencë për shtyp në Bruksel, të mbajtur pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të Serbisë me BE-në, duke thënë se nuk ka vend në Evropë për ata që publikisht mohojnë gjenocidin apo cenojnë integritetin e vendeve fqinje.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai theksoi se “duhet të bëhet progres i shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Presim që Kosova dhe Serbia të përparojnë përmes dialogut, duke përmbushur obligimet e tyre. Të dyja palët kanë detyrimet e tyre. Duhet të krijojmë kushtet e duhura për dialog të mëtejshëm dhe të përmbahemi nga aktet e njëanshme”, nënvizoi ai.

Borrell theksoi se ritmi i mëtejshëm i progresit në negociatat e para-anëtarësimit do të vendoset nga progresi në zbatimin e reformave dhe dialogut. /tesheshi.com/

You may also like