S’ka marrëveshje finale Kosovë-Serbi, derisa të gjendet edhe i zhdukuri i fundit në Kosovë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat të Pagjetur, Andin Hoti ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje finale në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo derisa Serbia të sigurojë dokumentet e kërkuara nga familjarët dhe derisa të gjendet edhe personi i fundit i zhdukur në Kosovë”, ka thënë Hoti.

Për këtë, siç ka thënë Hoti janë të pajtimit, edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjofca.

Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin,“News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.

Hoti ka kërkuar që Bashkësia Ndërkombëtare të bëjë më shumë dhe që së “bashku të bëhet trysni ndaj Serbisë në lidhje me këtë çështje”.

You may also like