“Situatë kritike te selia e PD”, zbulohet lëvizja urgjente e Lulzim Bashës

by admin
Spread the love

Ardhja e Sali Berishës në selinë blu nuk ka shkuar pa momente tensioni. Ka qenë kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi i cili ka deklaruar se ka parë njerëz të armatosur në seli, teksa ka denoncuar live në Polici vjedhjen e zyrës së tij, siç e ka cilësuar, duke thënë se i janë marrë dokumente me vlerë.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që në ambientet e selisë të mblidhen të gjithë mbështetësit e tij.

Në një mesazh të shpërndarë në grupet e Whatssapit, kreu i degës 8 të PD-së në Tiranë, Pëllumb Seferi shkruan në një grup që të gjithë të mbërrijnë në selinë e PD-së për të mbështetur moralisht kryetarin dhe institucionin.

“Përshëndetje të nderuar! Ka një situatë kritike në selinë e PD. Kërkohet prezencë nga ana secilit, sipas mundësisë, jo për konflikt por për mbështetje morale ndaj kryetarit dhe institucionit tonë. Unë Azem Xhani, Mond Guzja dhe të tjerë jemi këtu. Gjithashtu edhe Fredi, Jorida dhe deputetët e drejtues të tjerë janë këtu. Faleminderit”, shkruhet në mesazhin e publikuar.

You may also like