“Situata më serioze e sigurisë në disa dekada”, Norvegjia përgatitet për luftë

by admin
Spread the love

“Ushtria e Norvegjisë do të forcojë sigurinë e vendit nga 1 nëntori, në përgjigje të luftës në Ukrainë”. Kështu deklaroi të hënën kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere.

“Kjo është situata më serioze e sigurisë në disa dekada”, tha Stoere në një konferencë shtypi, siç publikon Reuters.

“Nuk ka indikacione se Rusia po zgjeron luftën e saj në vende të tjera, por rritja e tensioneve na bën më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave të ndikimit”, tha kryeministri.

“Unë nuk mendoj se njerëzit do të shohin ndryshime të mëdha në jetën e tyre të përditshme si rezultat i kësaj. Bëhet fjalë për aparatin tonë ushtarak, personelin dhe mënyrën e organizimit të aktivitetit të tyre”, shtoi kryeministri i Norvegjisë.

Eksportuesi më i madh i gazit natyror në BE

Me rrjedhën e luftës dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, Norvegjia është bërë eksportuesi më i madh i gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke zënë rreth një të katërtën e të gjitha importeve të BE-së.

Në fakt, qershorin e kaluar, Bashkimi Evropian dhe Norvegjia arritën një marrëveshje për të bashkëpunuar në rritjen e gazit që arrin në Evropë. Norvegjezët presin që shitjet e gazit në Evropë të rriten me 8%. Norvegjia, në këtë kuptim, është kthyer në një nga enklavat më të rëndësishme të situatës së re gjeopolitike që rrjedh nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

You may also like