Sissoko i magjepsur nga Vlahovic: Një kombinim mes Trezeguet dhe Torres

by admin
Spread the love

I intervistuar nga TuttoJuve, ish-mesfushori i “Zonjës së Vjetër” Mohamed Sissoko ka komentuar afrimet e merkatos së janarit. Ai u shpreh shumë i lumtur për afrimet e reja, si dhe thuri shumë lëvdata për Vlahovic.

“Juventusi, me afrimet e Vlahovic dhe Zakarias, i dërgoi një mesazh të qartë kundërshtarëve të tij. Ishte një përpjekje e madhe, edhe sepse klubi nuk ishte mësuar kurrë të bënte investime të mëdha në merkaton e janarit. Jam shumë i lumtur, përshtypja është se do të sjellin shumë argëtim.

VLAHOVIC- “Ai dukej si i destinuar për Juventusin, do të marrë shumë kënaqësi nga ajo fanellë. Ka sensin e golit të Trezeguet, shpejtësinë e ekzekutimit të Torres, goditjen me kokë të një bomberi të madh. Është një miksim, ajo që më bën më shumë përshtypje është talenti i tij”.

ZAKARIA- “Ai është një oktapod, shpresoj që të bëhet trashëgimtari im. Ai është një djalë që tashmë ishte shprehur shumë mirë te Gladbach. Goli në debutim do t’i japë atij një besim të madh. Nuk ndodh çdo ditë të shënosh në sfidën debutuese përballë tifozëve të tu. Allegri do ta bëjë atë të rritet më shumë”. /oversport.tv

You may also like