Sirena polake për Taulant Seferin, sulmuesi kërkohet nga Widzew Lodz

by admin
Spread the love

Paraqitjet e mira të Taultant Seferit me Tiranën kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të huaja. Sipas asaj që raporton “Weszlo”, sulmuesi shqiptar ka rënë në radarin e klubit polak Widzew Lodz.

Këta të fundin u ngjitën në elitën e futbollit polak dhe tashmë kërkon të përforcojë ekipin. 19 golat e shënuara me fanellën e Tiranës duket se i kanë bindur drejtuesit polak që të fillojnë aksionin për Taulant Seferin.

Megjithatë, një tentativë jo shumë e lehtë kjo për klubin polak nëse marrim parasysh kërkesën ekonomike që Tirana ka për lojtarin. Gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vazhdim, ndërsa WidzeW interesohet edhe për lojtarë të tjerë shqiptarë. /oversport.tv

You may also like