Sirena angleze për Dybala, Paratici zbarkon në Torino për të bindur yllin e Juves

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze dhe ato italiane, e ardhmja e Paolo Dybala mund të jetë në Premier League.

Përfaqësues të gjigandëve të futbollit anglez (Arsenal, Manchester City dhe Tottenham) kanë nisur tratativat me agjentët e yllit të Juventusit.

Sipas burimeve të Oversport, drejtori i përgjithshëm i Tottenhamit Fabio Paratici është parë pranë banesës së futbollistit argjentinas, duke u takuar me agjentët e Dybala.

Argjentinasi nuk do të rinovojë me bardhezinjtë dhe është në kërkim të një skuadre për sezonin e ardhshëm, që me shumë mundësi do të jetë një nga klubet elitare të Premier League. / Oversport.tv

You may also like