Sipas ekspertëve marrëdhënia e Rita Orës me partnerin e saj është perfekte – Shqip

by admin
Spread the love

Sipas ekspertes së gjuhës së trupit Karen Donaldson Rita dhe Taika kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Karen ka analizuar fotot e fundit të çiftit duke përshkruar forcën e një marrëdhënieje.

“Në këtë foto Taika e tërheq Ritën drejt tij. Ky është një përqafim me trup të plotë, me tërheqje të lartë. Gjestet na tregojnë se ata janë të lidhur emocionalisht. Dhe e gjithë kjo prekje është një shenjë e mirë edhe për intimitetin e tyre fizik”, thotë ekspertja.

“Taika është ulur dhe njëri gju i tij është afër këmbës së Ritës. Kjo po na tregon se, pavarësisht se çfarë po ndodh, ai kërkon të jetë më afër saj. Plus, ky ndryshim në nivele flet për admirimin e Taika për Ritën”.

“Mund të themi që Rita është e çmuar për Taikan. Ne mund ta shohim në mënyrën si ai e mban dorën rreth belit të saj dhe vendos dorën tjetër përpara saj në një mënyrë si për ta mbrojtur. Ajo ndihet e sigurt në praninë e tij. Ka një unitet në marrëdhënien e tyre,. Ata ruajnë intimitetin e tyre pa e marrë veten shumë seriozisht. Argëtimi dhe të qenit bashkë janë prioritet”, shpjegon Donaldson.

You may also like