Sinjale pozitive nga Qeveria e re bullgare: Do të rekomandojmë proces të shpejtë të integrimit të RMV-së në BE

by admin
Spread the love

Kryeministri i sapozgjedhur i Bullgarisë, Kirill Petkov ka dhënë sinjale pozitive për procesin eruointegrues të Maqedonisë së Veriut, pasi ka deklaruar se do të rekomandojë proces të shpejtë për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian.

Në intervistë për Fajnenshëll Tajms, para se Parlamenti të votojë për zgjedhjen e tij si kryeministër, ai konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë drejt NATO-s dhe Perëndimit.

“Ne jemi 100% në anën e vërtetë me politikat e NATO-s dhe BE-së”, tha Petkov.

“Do të rekomandojmë proces të ri (të Maqedonisë së Veriut), shumë të shpejtë, me kornizë kohore të kufizuar prej gjashtë muajsh”, tha Petkov më tej.

You may also like