Sindikata e pavarur e administratës gjyqësore kërkon negociata me Qeverinë për rritjen e pagave

by admin
Spread the love

 Sindikata e pavarur e administratës gjyqësore sot mbajti marsh sindikal para Gjykatës Themelore Penale të Shkupit drejt Qeverisë duke shprehur pakënaqësi për lartësinë e pagave në administratën gjyqësore dhe bëri thirrje për negociuar me Qeverinë.

Kryetarja e sindikatës së pavarur të administratës gjyqësore Jasmina Veliçkova i bëri thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski për të filluar sa më shpejt negociatat me Sindikatën për rritjen e rogave të tyre.

“I bëjmë thirrje kryetarit të Qeverisë që të na pranojë, gjegjësisht të lë një takim për të negociuar sa më shpejt dhe jo në rrugë, por të shihemi denjësisht për negociata në kabinet”, tha Veliçkova.

Kryetari i Shoqatës për administratë gjyqësore, Borçe Mirçeski theksoi se dallimet në pagat ndërmjet atyre që janë në bazë të hierarkisë më lartë dhe atyre që janë më ulët të ranguar është i madh dhe tha se punonjësit e administratës gjyqësore nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre dhe se rritja që ata kërkojnë është e ligjshme dhe e justifikuar.

“I bëj thirrje Qeverisë që të filloj negociatat, por në ato negociata ai duhet të përfshijë përfaqësuesit e Shoqatës së administratës gjyqësore dhe përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur. Askush nuk mund ta dinte më mirë situatën tonë. Për fat të keq të punësuarit në Gjykatën administrative asnjëherë nuk kanë kërkuar më shumë se që ju takon, megjithatë për fat të keq asnjëherë nuk kanë marrë atë që kanë kërkuar”, tha Mirçeski.

MARKETING



You may also like