Sina: Patushi është më shumë bardheblu se kuqeblu, lojtarët duhet të tregojnë veten

by admin
Spread the love

Ish-kapiteni i Tiranës, Elvis Sina, që ka shënuar gol në Superkupën e fundit (2001) që bardheblutë kanë luajtur kundër Vllaznisë, ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport në prag të sfidës së sotme.

“Në një finale kundër Vllaznisë të vjen keq të shënosh dhe të mos fitosh. Por i tillë është futbolli. Ishte një ndeshje e bukur por Vllaznia e meritoi fitoren.

Trofeu më i veçantë? Të gjithë janë të bukur por në sezonin 1998/99 me president Lutfi Nuri kemi fituar dy titujt kundër Vllaznisë.

Diçka për Patushin? Bashkë kemi luajtur për shumë vite, por Saimir është më shumë bardheblu sesa kuqeble.

Ndryshimet në futboll? Me këto kushte që kanë sot lojtarët, duhet të japim më shumë në fushë. Lojtarët duhet të japin 200% në fushë, që të tregojnë veten. Më të mirët e Tiranës? Ka pasur shumë lojtarë të mirë te Tirana nuk mund të veçoj asnjë”, ka thënë Sina. / Oversport.tv

You may also like