Simovski për regjistrimin e popullsisë: Është pasqyre reale e gjendjes në vendin tonë

by admin
Spread the love

Sistemi kombëtar statistikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) shënojnë 77 vite të ekzistimit të saj. Periudhë kur e filluam në mënyrë modeste me numër të vogël njerëzish, por me entuziazëm të madh, ja arritëm në rreth 250 të punësuar dhe me fond të madh të dhënash që rregullisht i publikojmë, theksoi sot me këtë rast drejtori i ESHS-së, Apostol Simovski.

Simovski ka shprehur kënaqësi që pas 19 vitesh vitin e kaluar është realizuar regjistrim i popullsisë në shtet dhe ka paralajmëruar edhe një regjistrim për vitin e ardhshëm- atë të bujqësisë.

Statistika ka thënë Simovski është pasqyrë reale e situatave në vend dhe ajo tregon punët ashtu siç janë- ndonjëherë për interesin tonë të përgjithshëm, ndonjëherë për keqardhjen.

ESHS sot ka publikuar pakon e tretë të të dhënave të regjistrimit të vitit 2021 e cila ka të bëjë me karakteristikat arsimore dhe ekonomike të popullsisë dhe karakteristikat e popullsisë, të dhëna që Simovski tha se në esencë do të paraqesin pasqyrën e vërtetë- gjendjen në shtet me fuqinë punëtore, shkallën e arsimit të popullsisë, ajo që nënkupton arsim dhe një sërë të dhënash të kryqëzuara që do të ofrojnë shumë mundësi për analiza, por edhe për përdorime konkrete në jetën reale.

“Ky është një fond i madh të dhënash që sot i publikojmë dhe të mund t’i komentojmë në një fjali është shumë vështirë Ajo që nuk mund të na habisë është se nuk duhet të presim që jemi popullsia më e arsimuar, më aktive ekonomike në botë, i dimë problemet me të cilat përballemi.

Ato janë pasqyrë reale e situatave në shtet. Statistikat janë këtu për t’i treguar saktësisht ashtu siç janë, jo ashtu siç do të donin të ishin apo jo siç askush prej nesh nuk dëshiron të jenë. Ndoshta një ditë ata do të jenë në favorin tonë në përgjithësi. Ndonjëherë do të jenë në disfavor tonë, por ne patjetër duhet t’i publikojmë të dhënat reale dhe këto të dhëna janë absolutisht të tilla”, tha Simovski.

Potenciali kadrovik i Entit, sipas Simovskit është sfida kryesore me të cilën përballen në punën e tyre, pasi nevojitet njohuri specifike që fatkeqësisht nuk mund ta përfitojmë në procesin arsimor që e kemi në vend, pasi nuk ekziston fakultet për statistikë.

“Dijen kryesore e fitojmë me përvojën tonë me punë. Pra nuk mund të bëhesh pjesë e saj nga dita kur punësoheni. Ju duhet të paktën një vit e gjysmë deri në dy të përfitoni njohuritë elementare që të mund në mënyrë të pavarur të zbatoni hulumtime. Nga ana tjetër, tashmë katër vite nuk kemi punësuar asnjë person, më shumë se 100 veta e kanë braktisur për shkak të pensionimit pasi kanë gjetur kushte më të mira për punë dhe vende më mirë që paguhen. Kjo është sfida kryesore më të cilën përballemi”, tha Simovski.

Në fund të verës dhe deri në fund të vitit, Simovski ka paralajmëruar se duhet të dalin të dhënat e ashtuquajtura “Grit metodë”- karakteristikat e popullsisë në sipërfaqes prej një kilometër katrorë si dhe regjistrim ku të gjitha të dhënat numerikisht do të pasqyrohen në hartë.

You may also like