Simone Inzaghi humbet një mesfushor për sfidën e fundit ndaj Sampdorias

by admin
Spread the love

Në momentin kur Simone Inzaghit i duhet në dispozicion çdo lojtar i mundshëm, Interi do të ketë një mungesë në sfidën ndaj Sampdorias. Edhe pse nuk është një titullar, bëhet fjalë për Roberto Gagliardinin që e ka mbyllur sezonin me zikaltrit përpara kohe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. “Robergo Gagliardini nuk do të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit për sfidën e të dielës për shkak të një lëndimi në këmbën e djathtë”, shkruhej në komunikatën e zikaltërve.

Interi të dielën do të përballet në orën 18:00 me Sampdorian në ndeshjen e fundit të kampionatit ku do të vendoset edhe titulli i Serie A. Nga ana tjetër për të fituar titullin, Interi duhet të presë edhe një humbje të Milanit në transfertë ndaj Sassuolos. /oversport.tv

You may also like