Simeone: United nuk është i avantazhuar, kualifikimi është i hapur

by admin
Spread the love

Të martën në orën 21:00 Atletico Madrid do të përballet me Manchester United në një sfidë që do të vendosë se kush nga këto skuadra do të kualifikohet në çerekfinalet e Champions League.

Ndeshja e parë në “Wanda Metropolitano” përfundoi në barazim 1-1 dhe skuadra që do të vazhdojë më tej aventurën në këtë turne do të vendoset në “Old Traford”.

“Në ndeshjen e vajtjes bëmë gjithçka për të fituar, por kualifikimi është i hapur. Ndoshta dikush mendon që ata janë më të avantazhuar, por nuk është kështu sepse nuk vlen më goli në fushën kundërshtare”, ka thënë në prag të kësaj sfide trajneri i Atleticos, Diego Simeone.

Edhe Antoine Griezmann është optimist në prag të kësaj sfide: “Duhet të fitojmë me çdo kusht që të kualifikohemi. Jemi besimplotë, po luajmë mirë.

“Old Trafford” është një stadium i madh dhe shpresojmë që të fitojmë, sepse i kemi mundësitë. Jemi gati për këtë ndeshje”, ka thënë francezi. / Oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid Twitter

You may also like