Simeone: Kontrolluam ndeshjen, United luajti si dëshironim ne

by admin
Spread the love

Një fitore me vlera të mëdha ajo që Atletico Madridi arriti kundër Manchesterit në Old Trafford. Djemtë e Simeones arritën të kualifikoheshin për në fazën çerekfinale, ndërkohë që pas ndeshjes tekniku argjentinas analizoi edhe takimin në mikrofonat e Sky Sport.

“Kanë kaluar shumë vite dhe nuk është e lehtë. Pas kësaj fitoreje fshihet një punë shumë e madhe. Në kampionat nuk po ecën gjithçka mirë si do të dëshironim. Vinim nga një kampionat i fituar, dhe nuk është e lehtë të fitosh LaLigan, sepse Atletico nuk është mësuar ta bëjë shpesh atë gjë.

Në Champions kemi nisur të bëjmë mirë në Porto dhe në shtëpi kundër Manchesterit që kemi bërë një paraqitje të mirë. Skuadra luajti një ndeshje të madhe, duke bërë atë që dëshironim, duke i bërë ata të luanin si donim ne, të mbyllur pas, pa hapësira, duke i frenuar atyre shpejtësinë. Mendoj se janë parë të gjitha këto”.

FITORJA- “Është një fitore prej një skuadre që vazhdon të besojë tek ajo që duam dhe rezultatet janë duke ardhur.

Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Rayo Vallecanon. LaLiga na shqetëson shumë, ka shumë skuadra të mira dhe që nuk dorëzohen deri në fund. Ne kërkojmë të rikuperojmë duke bërë një ndeshje të madhe”. /oversport.tv

Foto: Atletico de Madrid, Twitter

You may also like