Simeone: I pashë lojtarët të uritur dhe të gatshëm për të fituar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Ne vinim nga një goditje e fortë në ndeshjen e fundit, nuk ishte e lehtë.” Kështu e nisi fjalën e tij Cholo Simeone, i cili analizoi suksesin ndaj Osasunës në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Kemi pasur disa ditë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër një kundërshtari shumë të vështirë – nënvizoi trajneri i Atletico – Ne e nisëm mirë, përtej golit, Vrsaljko bëri mirë dhe na lejoi të mbajmë Llorente në gjysmëfushën kundërshtare.

Herrera gjithashtu luajti një lojë të shkëlqyer, ashtu si edhe Koke. I pashë të uritur dhe të gatshëm për të fituar. Ne gjithashtu patëm edhe pak fat duhet thënë, sepse në rast se shtylla do të shkonte më pas gol, do të kishte destabilizuar ndeshjen”. /oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid Twitter

You may also like