Sigal Prishtina dhe Trepça përballen në finalen e Superkupës – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy rivalët e përvetuar në basketbollin tonë, Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballet sot në finalen e madhe të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit dhe mitrovicasit, pritet të dhurojnë një sfidë drithëruese për shkak të rivalitetit të madh që ekziston mes këtyre dy skuadrave më nam në vendin tonë, por edhe dëshirës për të rrëmbyer trofeun e Superkupës.

Kryeqytetasit në gjysmëfinale mposhtën Yllin (82:75), derisa ‘Minatorët’ mundën Bashkimin (79:63).

Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

You may also like