“Siç ma ka bërë, do ia bëj”, Luizi i tregon Kiarës raportin që ka me Efin

by admin
Spread the love

Gjatë një bisede me Kiarën në oborr, Luizi tha se nga debati që ajo pati me Efin, ai “thithi” vetëm pjesën që i interesoi atij.

Duke bërë një analizë të të gjithë debatit, Luizi doli në konkluzionin që Efi nuk është e sinqertë në atë që thotë.

Ai tha se siç po ja bën, ashtu do ia kthejë. Kiara nga ana tjetër, gjatë gjithë bisedës mbrojti Efin, duke thënë se ajo e ka përzemër Luizin dhe se kjo çështje është disi delikate, pasi futet në lojë edhe raporti personal.

Luizi tha se Efi do e marrë vesh jashtë shtëpisë miqësinë që ai ka, pasi në këtë moment ai është në lojë dhe nuk i intereson asgjë tjetër.

Ai u shpreh se nuk e ka dëgjuar në asnjë moment që opinionistët të thonë se ai dhe Kiara po bëjnë lojë, por përmendin Efin. Luizi shtoi se nëse ai po i bën dëm lojës së tij, nuk përbën problem.

You may also like