“Siç është brenda është edhe jashtë!” Jonida Maliqi flet për shoqërinë me Donaldin

by admin
Spread the love

Jonida Maliqi postoi para pak ditësh një video ku tregonte se nëna e saj është e fiksuar me “Big Brother VIP”, sikurse të gjithë ne. Videoja u bë shpejt virale dhe gjejmë rastin të themi se çdo video që artistja poston me nënën e saj pëlqehet shumë nga ndjekësit.

Ditën e sotme Jonida ishte e ftuar në “Ftesë në 5” ku mes të tjerash ka komentuar katër finalistët e formatit. Këngëtarja tha se i ka të gjithë shokë, përveç Beniadëd që nuk e njeh personalisht.

Mes të tjerash ajo u ndal edhe te Donaldi për tē cilin tha se edhe jashtë “Big Brother” është njësoj. Jonida theksoi se ruan ende marrëdhënie të mira dhe  ka shok.

Einxheli është vajza e fortë që ia del gjithmonë. Donaldi është ai djali që është dhe jashtë.

Iliri me pjekurinë e tij është shumë strateg. Beniada është vajza që do të donim të gjitha ta kishim shoqe. Nuk dua të jap një emër sepse nuk dua të ndikoj te publiku”.

 


You may also like