si u vra një komandant i njohur rus jo në lufte – Shqip

by admin
Spread the love

Videoja e vrapimit të fundit të realizuar nga komandanti 42-vjeçar i nëndetëseve ruse Stanislav Rzhitsky, i cili u ekzekutua me shtatë plumba mëngjesin e së martës në qytetin rus të Krasnodar, është rrëqethëse.

Në video, Rzhitsky shihet duke vrapuar në rrugë, pa e ditur se pak kohë më vonë do ta presë xhelati i tij. Madje, në të njëjtat pamje shfaqet edhe një çiklist, i cili megjithatë, siç doli, nuk kishte asnjë lidhje me rastin.

Pamjet përmbajnë edhe pamje nga operacioni për arrestimin e 64-vjeçarit, i cili sipas mediave ruse ka rrëfyer vrasjen e oficerit rus.

Video tregon kapitenin rus të nëndetëses Stanislav Rzhitsky përpara se të qëllohej për vdekje teksa vraponte.

Lajmi për ekzekutimin e ushtarit rus 42-vjeçar u bë i ditur përmes faqes ukrainase Myrotvorets, e cila publikon informacione për persona të konsideruar si armiq të Kievit, pasi në foton e Rzhitsky mëngjesin e së martës me shkronja të kuqe ishte shfaqur fjala likuiduar.

Rzhitsky ka shërbyer më parë si komandant i nëndetëses Krasnodar në Detin e Zi, e cila me oficerin 42-vjeçar, dyshohet se gjuajti një raketë në korrik 2022 që vrau 23 njerëz në qytetin ukrainas të Vinnytsia-s.

Babai i Rzhitsky-t, megjithatë, pohoi se djali i tij kishte dhënë dorëheqjen nga ushtria në fund të vitit 2021, por u shkarkua zyrtarisht me një vonesë në gusht 2022.

Kanalet ruse Telegram, duke cituar burime në shërbimet ruse të sigurisë, pretendojnë se vrasësi i oficerit 42-vjeçar mund të ketë gjurmuar lëvizjet e Rzhitsky-t përmes aplikacionit Strava që ai përdorte për të regjistruar udhëtimet e tij të përditshme në Krasnodar.

Menjëherë pas vrasjes së Rzhitsky,-t mediat ruse njoftuan se një mësues xhudoje 64-vjeçar me origjinë ukrainase ishte arrestuar për vrasjen e tij.

Sipas të njëjtave burime, Sergei Denisenko ka pranuar vrasjen e oficerit rus, duke thënë se ai ka vepruar sipas “udhëzimeve” të kundërzbulimit ukrainas.

Mediat ruse, të cilat lajmin e arrestimit e shoqëruan me pamje nga operacioni i autoriteteve ruse dhe foto të Denisenkos, pohojnë se 64-vjeçari e kishte organizuar vrasjen që në dhjetor dhe ishte arrestuar pak para se të ikte në Zvicër – nëpërmjet Turqisë – ku ai ka statusin e refugjatit.

Të njëjtat burime thonë se 64-vjeçari është “rekrutuar” nga ish-bashkëshortja e tij me banim në Kiev.

Megjithatë, miqtë e 64-vjeçarit japin një version tjetër, duke denoncuar kapjen e tij me argumentin kryesor se vrasja e Rzhitsky-t ndodhi pothuajse pranë qendrës së forcave speciale të FSB-së, zonë ku shpesh stërviten ushtarakët rusë. /tesheshi.com/

You may also like