si u mbytën në lum 11 fëmijë – Shqip

by admin
Spread the love

Njëmbëdhjetë nxënës që morën pjesë në pastrimin e një lumi u mbytën në provincën indoneziane të Java-s Perëndimore.

Zyrtarët lokalë thanë se 150 nxënës të shkollave të mesme ishin përfshirë në pastrimin e lumit Cileueur.

Në një moment, 21 nxënës ranë në ujë, 11 prej të cilëve u mbytën, dhe 10 u nxorën nga uji dhe u dërguan në spital me përpjekjet e njerëzve në afërsi dhe ekipet e shpëtimit.

Një zyrtar tha se moti ishte i mirë dhe nuk kishte rrezik përmbytjes ditën e incidentit.

Ai vuri në dukje se ata nuk arritën të shpëtonin fëmijët që ranë në ujë sepse ishin mbajtur për dore. /tesheshi.com/

You may also like