Si qëndron e vërteta e kredive dhe borxheve? Flet Luiz Ejlli

by admin
Spread the love

Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother Albania VIP 2, emri i Luiz Ejllit është bërë shpesh herë objekt përgojimesh, pa miratimin e tij. Javët e fundit, nëpër media të ndryshme qarkulloi një lajm me autorë anonim, ku thuhej se Luiz Ejlli ishte përndjekur nga IuteCredit duke i shkaktuar dëm financiar dhe emocional.

Të nxitur nga këto deklarata kaq të forta, ne hetuam për të mësuar si qëndron e vërteta. Fillimisht vërtetuam se “lajmi” ishte i pavërtetë dhe i kopjuar vazhdimisht nga një burim fillestar, autorin e të cilit askush nuk e di. Thjesht ky fakt na mjafton për të kuptuar që bëhet fjalë për një gjobvënie tipike.

Megjithatë ne shkuam më tej, bëmë të paimagjinueshmen: kontaktuam vetë Luiz Ejllin. Fillimisht e pyetëm nëse ai kishte patur një kredi te IuteCredit.

“Po, unë kam patur një kredi që e kam marrë për një shpenzim momental që më duhej” – deklaron Luizi, teksa na shpjegon shokimin që vazhdon të përjetojë nga mënyra sesi i kanë përdorur emrin e tij.

Më pas kërkuam të dimë nëse ka patur ndonjëherë probleme me këtë institucion: “Probleme? Asnjëherë. Vonesa në këste? Po, kanë ndodhur, por gjithmonë kam patur mirkuptimin e tyre dhe situata nuk ka shkuar kurrë në përndjekje apo insinuata të tilla që kam lexuar nëpër media. l

Mendoj se dikush tjetër kërkon të dëmtojë IuteCredit dhe emri im po përdoret si sulm i ulët.” – shprehet Luizi teksa na tregon i buzëqeshur se, së fundmi ka kuptuar që të mos besojë çdo gjë që lexon në media, sepse ka shumë që flasin e shkruajnë në kuadër të lojës./Anabel

You may also like