Si mund t’u lihen programe…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Spektakli i së martës ‘Big Brother VIP’ solli shumë debate jo vetëm mes banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe mes opinionistëve dhe ish-konkurrenteve të këtij programi. Arbër Hajdari e Zhaklina Lekatari patën një përplasje të fortë me Efin dhe Ronaldon, pas një klipi të publikuar nga Vëllai i Madh për Kiarën.

Për këtë reagim të opinionistëve ka reaguar së fundmi edhe opinionisti i njohur Arian Konomi, i cili ka qenë edhe opinionisti i parë i Big Brother rreth 15 vite më parë. Ariani shkruan në rrjetet e tij sociale se opinionisti zgjidhej në bazë të përvojës së tij në media, ndërsa sot ata nuk kanë eksperiencë dhe i quan ‘pseudo-opinionistë’.

“15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!” 

Më pas, Ariani ka vendosur ta editojë tekstin duke shkruar: “15 vjet më parë !!! Përvoja profesionale në media të bën opinionist ! Sa keq u ndjeva me atë çfarë pashë dje!!”

You may also like