“Si mund të përballohet dhimbja?”. Ky dialog do t’ju emocionojë pamasë.

by admin
Spread the love

Gjyshe, si mund të përballohet dhimbja?”
– “Me duart, zem
ër. Nëse e bën me mendje, dhimbja në vend që të zbutet, forcohet edhe më tepër”.
– “Me duart tona?”
-“
Po, duart tona janë antenat e shpirtit tonë. Nëse i përdorim ato për të qepur, gatuar, pikturuar, luajtur, ose për të punuar në tokë, ne i dëgojmë sinjale shëruese thellësisë së qenies sonë. Dhe shpirti ynëpastrohet sepse po i kushtojmë vëmendje. Kështu që shpirti nuk na dërgon më dhimbje për t’u vënë re”.
– “A jan
ë vërtet duart kaq të rëndësishme?”
– “Po,
nipi im. Mendo pak për fëmijët: ato fillojnë ta njohin botën përmes prekjes me duart e tyre të vogla. Nëse sheh duart e të moshuarve, ato tregojnë shumë për jetën e tyre, më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit. Çdo gjë që bëhet me duar, thuhet se bëhet me zemër. Sepse në të vërtetë, duart dhe zemra janë të lidhura. Masazhuesit e dinë mirë këtë gjë; kur prekin trupin e një personi me duar, krijojnë lidhje të thellë me të. Pikërisht nga kjo lidhje vjen edhe shërimi. Mendo edhe pak për të dashuruarit; kur duart e tyre prekin njëra-tjetrën, ata ndiejnë dashuri në mënyrën më sublime”.
– “Duart e mia
, gjyshe, nuk i kam përdorur në këtë mënyrë”.
– “
Përdori, thesari im, fillo të krijosh me to dhe gjithçka brenda teje do të ndryshojë. Dhimbja nuk do tëkalojë por do të shndërrohet në një kryevepër të bukur. Dhe nuk do të ndihet njësoj. Sepse kështu do tëarrish të kuptosh thelbin e saj”.

Realisht mesazhi në këtë rast jepet në mënyrë indirekte. Dhimbja nuk përballohet me duart, por përballohet duke u marrë me gjëra të ndryshme (gatim, art, shkrim etj) për ta hequr mendjen nga çfarë ka ndodhur. Këto realizohen me duart, pra mesazhi është se dhimbja përballohet duke e larguar mendjen prej saj me qëllim.

You may also like