si hidheshin banorët në det prej zjarreve në tokë – Shqip

by admin
Spread the love

Zemërthyese janë pamjet nga zjarri në Laheina, Maui, Hawaii, i cili bëri hi qytetin historik dhe la pas të paktën 80 të vdekur. Por po aq tronditëse janë pamjet që tregojnë njerëz që përpiqen të shpëtojnë nga flakët duke u zhytur në det, i cili fjalë për fjalë “vloi” për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta nga fronti i zjarrit.

Videoja e tmerrshme e postuar në TikTok tregon banorët e Laheina-s, Maui, duke u përpjekur të strehohen në ujrat e Paqësorit që rrethon ishullin Hawaii, në një akt dëshpërimi për të shmangur djegien e gjallë.

Njerëzit individualisht ose në grup, madje edhe familje me fëmijë të vegjël që nuk kishin pasur kohë të largoheshin nga zona u dyndën drejt brigjeve, ndërsa shumë u ngjitën në shkëmbinj që ndodheshin në det për t’u mbrojtur. Të tjerë akoma përdornin mjete lundruese të improvizuara, si p.sh. dërrasa druri.

Zjarri në zonë tani është “100 për qind nën kontroll”, thanë shërbimet e urgjencës së Hawaii-t, por zjarrfikësit janë në vëzhgim për shpërthime të mundshme.

Restaurimi dhe rindërtimi i zonës vlerësohet të kushtojë rreth 5.5 miliardë dollarë.

 

Numri i të vdekurve nga zjarret në Maui është rritur në 80, sipas numrit të fundit të publikuar nga autoritetet në Hawaii, ndërsa kërkimet vazhdojnë në atë që ka mbetur nga qyteti historik i Laheina-s.

Zjarret u bënë katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në historinë e shtetit, duke tejkaluar numrin e cunamit që goditi Big Island të Hawaii-t dhe vrau 61 njerëz në vitin 1960, një vit pasi Hawaii u bë një shtet amerikan.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se ekipet e kërkimit, të shoqëruar nga qen specialë, mund të gjejnë më shumë të vdekur nga zjarri, i cili ka djegur 1000 shtëpi dhe ka lënë mijëra të pastrehë dhe mund të duhen vite dhe miliarda dollarë për t’u rindërtuar.

“Askush nuk ka hyrë në asnjë prej këtyre strukturave që janë djegur plotësisht, dhe për fat të keq, ne presim që numri i të vdekurve të rritet ndjeshëm”, tha senatori i Hawaii-t, Brian Satz për MSNBC.

Në një njoftim dje vonë, qarku Maui njoftoi se numri i të vdekurve ishte rritur në 80.

Zjarri i Lahena-s që u përhap nga zonat e ulëta në drejtim të qytetit vazhdon të digjet, por është nën kontroll 85 për qind, tha qarku më herët. Dy zjarre të tjera në ishull janë nën kontroll 80% dhe 50%.

Tre ditë pas katastrofës, mbetet e paqartë nëse ndonjë nga banorët mori paralajmërime para se flakët të arrinin në shtëpitë e tyre.

Ishulli ka sirena alarmi për të paralajmëruar banorët për fatkeqësitë natyrore dhe kërcënime të tjera, por ato nuk duket se kanë rënë gjatë zjarrit.

“Këtë mëngjes dhashë miratimin tim për një vlerësim gjithëpërfshirës për t’u siguruar që ne e dimë saktësisht se çfarë ndodhi dhe kur,” tha guvernatori i Hawaii-t, Josh Green për CNN, duke iu referuar sirenave paralajmëruese. /tesheshi.com/

You may also like