Si është gjendja e familjes pas humbjes së të birit, treguar nga një mik i Georgina Rodriguez

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo dha lajmin e hidhur se një nga binjakët e tij të porsalindur ndërroi jetë. Ndërsa tani që çifti duket se është qetësuar dhe e bija shkoi në shtëpi për herë të parë, miqtë e tyre kanë dhënë deklarata për mediat.

Një mik i afërt i Georgina Rodriguez, Ivan Garcia, ka deklaruar: “Ka qenë një javë shumë e trishtë. Është një foto shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy njerëz të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person ishte shumë i dashur për ta”, tha Ivan për programin televiziv spanjoll “Ya Son las 8”.

“Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu për atë. Unë e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojnë. Shpresoj se së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur”, u shpreh Garcia më tej.

Çifti i njohur ka kërkuar të rrijë larg medias dhe të mos shqetësohen në këtë periudhë të vështirë.

You may also like