Si e “pushtoi” Kina Hollivudin

by admin
Spread the love

Nga Erich Schwartzel

“The Atlantic”

Disa javë pas Lojërave Olimpike verore të vitit 2008 në Pekin, një grup drejtuesish kinezë shkuan në Los Anxhelos për një kurs mbi ndikimin kulturor të vendeve. Në kursin e profesorit të Universiteti të Kalifornisë (UCLA) Robert Rozen, u mbajtën shumë leksione mbi industrinë amerikane të argëtimit nga disa prej drejtuesve më të njohur të Hollivudit.

Studentët kinezë pjesëmarrës në atë kurs, ishin përzgjedhur nga Administrata Shtetërore e Radios, Filmit dhe Televizionit, dhe ishin në Los Anxhelos me një mision:të mësonin se si industria amerikane e filmit, kishte arritur statusin e saj si lidere në kulturën globale, dhe se si Kina mund të realizonte vetë një arritje të tillë.

Kreu i studios kinematografike “Universal Pictures, që ka realizuar së fundmi filma tësuksesshëm si “Frankenstein”, “Back to the Future” dhe “Fast & Furious”, foli gjerësisht mbi kompaninë e tij të themeluar që në vitin e largët 1912.

Po kështu bëri edhe kreu ekzekutiv i kompanisëMetro-Goldëyn Mayer”. Uilliam Morris, një agjent i aktorëve të njohur si Met Demon dhe Denzel Washington, tregoi mënyrën se si ai menaxhon yjet më të mëdhenj të filmit në SHBA.

Ndërkaq, një producent i pavarur shpjegoi artin e financimit privat të një filmi, ndërsa kreu i Shoqatës Amerikane të Filmit, foloi në detaje mbi lobimin e organizatës së tij në Uashington në emër të artistëve.

Që Kina do të dërgonte zyrtarë në Los Anxhelos për të mësuar nga sipërmarrja më e famshme kapitaliste e Amerikës, do të kishte qenë diçka e paimagjinueshme në dekadat e mëparshme, kur Revolucioni Kulturor dhe masakra ndaj protestuesve në Sheshin Tiananmen, lanë pak dyshime mbi qëndrimin e qeverisë kineze ndaj lirisë së shprehjes.

Por Kina e vitit 2008 ishte në rritje, edhe nëse ajo po ndodhte jashtë vëmendjes së shumicë sëamerikanëve, duke përfshirë atë të shumë njerëzve në Hollivud. Në atë kohë, pamja e jashtme modeste e vizitorëve kinezë, maskonte një fuqi të pabesueshme.

Kështu në delegacion bënte pjesë një drejtues në moshë të re i një kanali që transmetonte vetëm filma, dhe që kishte mbi 800 milionë shikues, një shifër shumë përtej asaj që mund ta perceptonte ndonjë nga instruktorët e tij në Hollivud.

Brenda pak vitesh, pozicionimi i dy palëve në atë klasë – kinezët si studentë dhe drejtuesit e Hollivudit si mësues – do të dukej sa profetik aq edhe absurd. Dinamika do të ndryshonte shumë shpejt, dhe do të ishte Hollivudi, ai që do të kërkonte ndihmë nga Kina.

Brenda një dekade nga ai kurs, Universal Picture” do të nënshkruante një marrëveshje financimi prej 500 milionë dollarësh me një kompani kineze, do të merrte aktore kinezë në filmat e saj kryesore, si dhe do të ndërtonte një park tematik pranë Pekinit.

Ndërkohë edhe “Metro-Goldëyn-Mayer” do të kërkonte financime në Kinë, dhe do të censuronte filmat e Xhejms Bond, vetëm që qytetarët kinezë të mos dukeshin kurrë të dobët,kur përballeshin me agjentin sekret anglez që nuk e njeh plakjen.

Uilliam Morris do të hapte një zyrë në Kinë, ndërsa producentët do të rishkruanin skenarët, duke e shkëmbyer pa problem Nju Jorkun me Shangain, nëse kjo do të nënkuptonte financimin e një filmi nga miliarderët kinezë.

Kinematë kineze ishin kryesisht të mbyllura për botën deri në vitin 1994, kur studiot e Hollivudit u lejuan të eksportonin deri 10 filma në vit në vend. Në atë kohë, 3 milionë dollarë arkëtime vjetore përfaqësonin një rekord në Kinë.

Ndërkohë deri në vitin 2020, Kina ishte bërë tregu nr.1 i arketimeve në botë, me arkëtime në vlerën e mbi 1 miliard dollarëve, pra një treg që u bë shumë i madh për t’u injoruar, dhe shumë fitimprurës për t’u armiqësuar me të.

Prandaj Kina do të vazhdonte ta shihte Hollivudin, ashtu siç e shihnin ata vizitorët e hershëm: si modelin përfundimtar për ndërtimin e një industrie argëtimi, dikur ndihmoi në nxitjen e rritjes së një vendi. Ndërkohë ylli i kinemasë kineze, Fan Bingbing,mori pjesë në serinë e re të filmit të famshëm ”X-Men.

Paramount Pictures” nxitoi të modifikonte filmin e saj “Ëorld Ëar Z” për të hequr një skenë që nënkuptonte se një zombit e kishin origjinën në Kinë. Ndikimi ekonomik i Kinës ishte përkthyer shpejt në një ndikim politik, i vërejtur më shpesh në censurën e praktikuar nga burokratët e Pekinit.

Pa dijeninë e shumicës së audiencës, studiot po hiqnin skena dhe dialogje nga skenarët dhe filmat e përfunduar, për të qetësuar censorët kinezë. Edhe më shqetësues ishin lajmi për filmat që nuk u realizuan fare, nga frika se mos zemëronin zyrtarët kinezë.

Kësisoj, gradualisht Hollivudi u shndërrua në një vegël në shërbim të ambicies së re të Kinës.Historia e kësaj marrëdhënieje të papritur, mund të shihet në 3 momente. Ajo nis me drejtuesit e Hollivudit. Hollivudi u bë eksporti nr.1 i Amerikës.

Për politikanët, filmat u shndërruan në një mjet ndikimi, sidomos në Kinë, vend që filloi t’ilejonte filmat e Hollivudit në kinematë e saj në vitet 1990 si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë modernizuese.

Ekonomia i mposhti instinktet e Partisë Komuniste, për t’ua fshehur qytetarëve mendimet e rrezikshme, duke gjeneruar fitime, të cilat do të ishin të domosdoshme për drejtuesit e studiove kinematografike në SHBA.

Momenti i dytë ka të bëjë me krizën financiare që pasoi, një dekadë gjatë së cilës dobësitë e Hollivudit u ndeshën me ambiciet kineze. U shfaq nga askundi një treg me 1.4 miliardë klientë të mundshëm, të cilin një nga drejtuesit e Hollivudit ma përshkroi si një burim tëmadh kombëtar.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, producentët dhe politikanët kinezë ruajtën marrëdhënien e ngushtë me studentët që morën pjesë ne kursin e Universitetit të Kalinfornisë, duke iu drejtuar ekspertëve të Hollivudit për ndihmë për ndërtimin e një industrie të tyre komerciale të filmit, e cila e transformoi propagandën e regjimit.

Momenti i tretë përqendrohet në Kinë, ku presidenti Xi Jinping drejton një industri të filmit, e cila është shndërruar në një mekanizëm thelbësor të një Mbretërie të Mesme të riformuluar, një biznes i modeluar sipas Amerikës, por me synim përmbushjen e pritshmërive të Partisë Komuniste, që arti ti shërbejë shtetit.

Tani Kina po përpiqet të plotësojë pjesën më të vështirë të misionit:dërgimin e filmave të sajjashtë shtetit, dhe bashkë me to të vlerave dhe vizionit që mishërojnë ato, si dhe të mënyrësalternative të qeverisjes ndaj demokracisë liberale perëndimore që promovojnë ato. Ndërsa Kina po rivizaton hartën gjeopolitike të botës, ajo dëshiron të përdorë filmat e saj për të rivizatuar edhe kufijtë kulturorë.

Marrë me shkurtime

You may also like