Si e ka raportin me Lori Hoxhën? Arbana Osmani flet hapur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moderatorja Arbana Osmani, mund të ketë krisur marrëdhënien e saj me Lorin dhe Sara Hoxhën. Dyshimet nisën fillimisht nga rrjetet sociale, ku prej muajsh nuk ka asnjë postim të përbashkët të tyre, për të vijuar me mungesën nëpër evente.

Së fundmi Arbana ishte e ftuar në “E Diell”, ku u pyet edhe në lidhje me marrëdhënien e saj me Lorin dhe thashethemet që qarkulluan.

“Thashethemet që qarkullojnë të influencojnë nëse janë të vërteta. Nëse unë kam një marrëdhënie për të cilën jam e sigurt, sepse e di se si e kam, nuk kam nevojë të bëj përgënjeshtrime.

Në lidhje me komentimin që i është bërë marrëdhënies me Lorin nuk ka patur vend për diskutime dhe sqarime, sepse që në momentin që ka mbaruar “BBV1”, ajo më ka thënë që do të më ketë edhe në “BBV2”- tha Arbana.

Vlen të theksohet është konfirmuar zyrtarisht në promon e “BBV”, tashmë të fshirë, se Arbana Osmani do të jetë moderatore e sezonit të dytë të programit.

You may also like