si do ekzekutohej Thaçi në 2014-ën në Mitrovicë – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Baskim Smakaj, ka thënë se shërbimet e inteligjencës së Kosovës kanë parandaluar vrasjen e Hashim Thaçit në vitin 2014, e cila, siç tha ai, ishte planifikuar nga “shërbimet sekrete serbe”.

Sipas Smakajt, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Thaçi, është dashur të vritet në stadiumin e Mitrovicës së Jugut, gjatë ndeshjes së parë zyrtare të Kombëtares së Kosovës në futboll, e cila e priti Haitin më 5 mars 2014.

Ai thotë se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë punuar vazhdimisht për të parandaluar funksionimin e shërbimeve sekrete serbe.

“Snajperisti ishte punësuar nga shërbimet elitare serbe. Unë dhe partnerët tanë i kemi dërguar mesazh Serbisë që ta ndalojë dhe ta arrestojë. Ai është arrestuar“, ka thënë Smakaj.

Ai shtoi se ishte një snajper me përvojë nga fushat e betejës në Bosnjë dhe Kroaci. /tesheshi.com/

You may also like