“Si do e tejkaloi PD zotin Berisha?” Ish-kryeministri: Jam strong lider

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në një emision televiziv ka deklaruar se PD do të jetë e hapur ndaj vlerave më të mira të shoqërisë.

Berisha në ‘Zonë e Lirë’ ka folur gjithashtu duke thënë se do të përpunojë të gjithë programin e qeverisë së saj të ardhshme dhe se hartojë të gjithë elementët për t’i paraqitur shqiptarëve ndryshimin që ata duan.

Ndër të tjera shtoi se është një lider i fortë dhe se nuk ka asnjë arsye që të mos besojë tek ish-kryeministri dhe ekipi i tij.

Intervista:

Pyetje: Beson se do të udhëheqësh protestat për rritjen e çmimeve?

Berisha: Pa diskutim që do të organizohen, por do të respektohen të gjitha ata që organizojnë dhe pa pretenduar për të marrë lidershipin e tyre.

Pyetje: Problemi kryesor që ka sot PD është varësia nga zoti Berisha. Si do e tejkaloi PD zotin Berisha?

Berisha: Ajo e tejkalon zotin Berisha kur vendosin ligjin mbi zotin Berisha, mbi kryetarin. Pra kur të jetë një parti jo e kryetarit por e zgjedhur me votën e lirë. Ajo parti kurrë nuk ka larguar njeri pa një procedurë vote, por janë larguar vetëm ata që nuk janë pajtuar me rezultatin e votës. Ky dimension do të shtrihet gjer tek kryetari. Vendimmarrja do i kalojë kryesisë, Këshillit Kombëtar. Grupit të deputetëve që nuk mund të jenë një varësi e emërimit nga kryetarin, por të zgjedhur me votën e lirë. Statuti është rikthim i madh i vlerave të lirisë në PD. Ndryshimi ka të bëjë me një qëndrim ndaj normave dhe demokracisë në tërësi. Nuk mund të ndërtojë shtet ligjor një parti që nuk respekton statutin e saj. Kur është në opozitë dhe shkelmon në statut ajo në qeveri do të bëjë po të njëjtin veprim. Sali Berishës mund t’i thonë shumë gjëra, por Sali Berishës nuk i thonë dot se nuk është ‘strong lider’, nuk kanë arsye të mos besojnë se Berisha me ekipin e tij mund të sjellë ndryshimin. Rama kishte shkaktuar kënetën që shqiptarët kërkonin të ndryshonin, por kishte arrogancën. Ndaj doli edhe kompleksi, nuk flas me të vdekurit tha.

You may also like