Si bëhet monitorimi dhe shpërndarja e rrymës? – detaje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

by admin
Spread the love

Drejtori i Sistemit të Operimit në KEDS, Bujar Jupaj, foli në Edicionin Special të Klan Kosovës nga Qendra Dispiqerike, ku bëhet monitorimi i gjendjes reale të furnizimit me energji elektrike në vend.

Aty u panë statistikat sa i përket shpenzimit të energjisë, ku sipas të dhënave, rajoni i cili shpenzon më së shumti energji elektrike është Prishtina, e ndjekur nga Ferizaji, Peja, Prizreni, Gjakova, Mitrovica e Gjilani.

“Sipas të dhënave të tanishme, mbi 99.67 përqind të rajoneve janë duke u furnizuar me energji”, tregoi Jupaj.

Sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike, Jupaj tha se nga koha e KEDS-it, plani i reduktimit nuk zbatohet.

“Një prej akterëve për ndërprerje janë ngarkesat e mëdha ose punimet që bëhen për sigurim të rrjetit, jemi të detyruar të bëjmë shkyqjen e rrjetit aty ku bëjmë investim”, u shpreh Jupaj.

 

You may also like