Shumë polemika për një barazim, nuk ka fitues në derbin Shkëndija-Shkupi

by admin
Spread the love

Shumë polemika dhe probleme për një barazim. Derbi midis Shkëndijës dhe Shkupit në kuadër të javës së 32-të të kampionatit maqedonas të futbollit është ndalur në një barazim 0-0. Megjithatë një pikë mjaftoi për Shkëndijën që të siguronte pjesëmarrjen në kupat europiane.

Ajo që krijoi më shumë bujë në këtë ndeshje ishin konfliktet përpara takimit ku pati përplasje, si dhe nuk u lejuan disa tifozë të hyjnë në stadium.

Ndërkohë që janë luajtur gjithashtu edhe disa sfida të tjera me Akademija Pandev që arriti të triumfonte përballë  Rabotnicki me rezultatin 2-1. Fitoi gjithashtu edhe Bregalnica Stip përballë Tikves me rezultatin minimal 1-0.

Struga ka mposhtur në transfertë Makedonija GP me rezultatin 3-1 falë dy golave të Bosancic dhe një të Shabanit. Golat e Borjas dhe Jusufit mjaftuan për Renovën që të mposhte Skopjen me rezultatin 2-0. Fitore edhe për Pelister ndaj Borec me rezultatin 2-1. /oversport.tv

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 32
Akademija Pandev – Rabotnicki 2-1
Shënues:
Ousman 33’, Velinoski 44’ / Stankovski 50’

Bregalnica Stip – Tikves 1-0
Shënues:
Djokic 42’

Makedonija GP – Struga 1-3
Shënues:
Vosha 61’ / Bosancic 9’, 21’, Shabani 56’

Pelister – Borec 2-1
Shënues:
Zdravevski 65’, Ljamcevski 70’ / Nikolovski 83’

Renova – Skopje 2-0
Shënues:
Borja 64’, Jusufi 85’

Shëkndija – Shkupi 0-0

Foto: KF Shkëndija, Facebook

You may also like