Shumë pak aktakuza për sulmet në Veri! – Shqip

by admin
Spread the love

SIGURIA NË VEND FOKUSI I INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS

Ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak të agresionit të Serbisë ishte fokusi I institucioneve të Kosovës gjatë vitit 2023 ka vlerësuar presidentja Vjosa Osmani në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Kryeministri Albin Kurti ka hedhur kritika ndaj institucioneve të drejtësisë për mosngritje të aktakuzave ndaj paramilitarëve serbë për barrikadat dhe sulmet që kanë ndodhur në veri.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla konsideron se ruajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe ruajtja e integritetit territorial në gjithë vendin ishte sfida kryesore. Përmendi sulmin e 24 shtatorit që tha se u menaxhua mirë ndonëse Kosova humbi heroin Afrim Bunjaku.

Policia e Kosovës raportohet se ka sekuestruar sirenat e alarmit në veri që kontrolloheshin nga strukturat paralele serbe e që shërbenin për grumbullimin e qytetarëve në situata të ndryshme.

You may also like