shuhet gruaja më imponuese e politikës greke – Shqip

by admin
Spread the love

Është shuar në moshën 56-vjeçare pas një sëmundjejë të rëndë një ndër gratë më të shquara të politikës greke, Fofi Gennimata, kryetarja e partisë së qendrës së majtë të Greqisë – Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

“Fatkeqësisht Fofi Gennimata ndërroi jetë, duke luftuar me guxim kundër sëmundjes së saj. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së saj”, shkroi në Tëitter ministri grek i Shëndetësisë Thanos Plevris.

Gennimata luftonte me kancerin për disa vite, megjithatë, shëndeti i saj u përkeqësua në fillim të këtij muaji, duke e detyruar atë të hiqte nominimin e saj nga kryesia e KINAL-it pasi u shtrua në një spital të Athinës më 11 tetor.

“U trondita dhe u pikëllova kur mësova për vdekjen e Fofi Gennimatës. I them lamtumirë me respekt, sepse politika është mbi të gjitha humane”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një deklaratë.

Mitsotakis, i cili ishte në Arabinë Saudite, por ndërpreu udhëtimin e tij pas lajmit për vdekjen e Gennimatës.

“Një grua e guximshme që po luftonte me dinjitet të gjitha betejat e jetës së saj, ato më të vogla dhe më të mëdhatë, pa e humbur buzëqeshjen e saj të ndritshme. Ajo i ka shërbyer në mënyrë të vazhdueshme dhe politike parimeve të saj dhe jetës publike,” tha Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou në një deklarate.

Edhe Alexis Tsipras i SYRIZA-s, shprehu dhimbjen e tij për vdekjen e Gennimatës.

“Me dhimbje të thellë u informova për vdekjen e Fofi Gennimatës. Ajo luftoi për jetën me dinjitet dhe vendosmëri deri në fund. Humbja e saj e bën jetën politike të vendit më të varfër. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe shokëve të saj”, tha ai.

Gennimata ishte vajza e politikanit dhe ministrit grek në qeverinë e Lëvizjes Socialiste Panhelene (PASOK), Giorgos Gennimatas, i cili gjithashtu vdiq nga kanceri në 1994.

Garës për kryesinë e partisë KINAL deri më tani i janë bashkuar shtatë kandidatë, mes tyre edhe George Papandreu, ish-kryeministër i Greqisë. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like