Shuhen shpresat e Ballkanit për kualifikim, Slavia fiton në Prishtinë

by admin
Spread the love

Ballkani bën një paraqitje dinjitoze përballë Slavias së Pragës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, por nuk arrin të evitojë dot humbjen përballë çekëve në ndeshjen e pestë të grupit G të Conference League.

Miqtë fitojnë 1-0 falë një goli të shënuar nga Lingr në pjesën e dytë. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha kampionët në fuqi të Kosovës nuk arrijnë të ndryshojnë fatin e kësaj sfide.

Ndonëse ka mbetur për tu luajtur edhe një ndeshje në grup, Ballkani ka humbur përfundimisht shpresat për një kualifikim të mundshëm në turin tjetër të turneut.

Gjithsesi duhet theksuar se skuadra e Ilir Dajës ka bërë një paraqitje shumë të mirë në debutimin në Europë. /Oversport.tv

You may also like