Shuhen shpresat e Arsenalit, Perez-Ancelotti gëzojnë talentin e Realit

by admin
Spread the love

Në Madrid janë të kënaqur me Eduard Camavinga.

Presidenti Florentino Perez dhe trajneri Carlo Ancelotti kanë një simpati shumë të madhe për mesfushorin dhe e cilësojnë si të ardhmen e Realit. 20-vjeçarit, i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Rennes për 31 milionë euro, do t’i zgjatet kontrata që i përfundon në vitin 2027. Ndërkohë, edhe paga e tij sezonale do të pësojë rritje të ndjeshme.

Njësoj si klauzola e shitjes. Reali kërkon ta “blindoje” dhe t’i japë një mesazh të qartë (7 ndeshje me kombëtaren e Francës) se të gjithë besojnë tek cilësitë dhe kualiteti i tij. Lojtari francez pëlqehet shumë nga Arsenali, por kampionët e Europës e cilësojnë të pashitshëm. Camavingha ka sakrifikuar gjatë disa ndeshjeve, duke u aktivizuar si mbrojtës i majtë për skuadrën e Ancelottit.

Kam luajtur si mbrojtës i majtë edhe në Botëror. Detyra ime është të ndihmoj skuadrën dhe të jap maksimumin për këtë klub. Ky nuk është roli im natyral, por e kam për detyrë të ndihmoj skuadrën dhe jam i gatshëm të bëj gjithçka për Realin”, shprehej talenti i “Los Blancos” kohë më parë.


Top Channel

You may also like