Shuhen arrestimet e bujshme, policia liron mjeken dhe infermieren e Spitalit të Traumës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Tiranës, ka liruar dy mjekët e shoqëruar të premten në Spitalin e Traumës pasi i ka marrë në pyetje, ku personat në fjalë janë shtetasit K.B. me detyrë infermiere dhe S. B. me detyrë mjeke.

Ndërkohë që vijon të mbetet në qeli mjeku reanimator Fitim Marku, i cili u arrestua në flagrancë në vendin e punës nga agjentët e operacionales.

Sipas organit të akuzës, nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave, pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor, i përfshirë në atë që vetë ajo e cilëson si skemë korrupsioni.

You may also like