Shtylla, karton i kuq dhe shumë tension: Roma thyen Spezian në shtesë

by admin
Spread the love

Roma kthehet te fitorja pas tre barazimeve. Verdhekuqtë mposhtën 1-0 Spezian në transfertë, në një ndeshje që pati dy shtylla e një traversë, si dhe një karton të kuq për skuadrën vendase që në fundin e pjesës së parë.

Roma e nisi ndeshjen në sulm dhe në 20 minutat e para ishte shumë këmbëngulëse. Që në minutën e tretë Mancini e dha sinjalin e parë me një goditje me kokë, ndërkohë që Spezia u kundërpërgjigj me Verde që e çoi topin jashtë me një goditje të kalibruar.

Më pas sërish skema për Romën, me Pellegrinin që goditi nga jashtë zone dhe topi u ndal në shtyllë pas devijimit të Provedel. Abraham menjeherë kishte mundësinë ta çonte në rrjetë, por portieri i vendasve bëri mrekullinë.

Anglezi dy minuta më pas, 19’, rrezikoi me një diagonale, që shkoi ngjitur me shtyllën pingule. Roma e uli disi ritmin dhe munguan rastet deri në fund të pjesës së parë. Në fund Amian mori kartonin e dytë të verdhë dhe Spezia mbeti me një lojtar më pak.

Barazimi nuk i shkonte për shtat Romës, që katër minuta nga nisja e pjesës së dytë goditi shtyllën me Cristante. Vendasit mundohen të rrezikojnë dhe portieri Rui Patricio e shpëtoi skuadrën e Mourinho, në minutën e 56-të.

Kryeqytetasit për dy minuta tentuan të shënojnë me Pellegrini dhe Veretout, por dy mesfushorët nuk kishin shënjestrën e tyre. Kapiteni më pas provoi edhe në momente të tjera, duke mos mundur do të shënojë golin e epërsisë.

Shumurodov në minutën e parë shtesë kishte një mundësi për Romën, por në rrëmujën e krijuar në zonë nuk e çoi topin në rrjetë. Verdhekuqtë tentuan deri në fund dhe Zaniolo u ndal nga traversa, kurse më pas Abraham nuk shënoi.

VAR i erdhi në ndihmë verdhekuqve, pasi mesfushori i talentuar mori një shkel në fytyrë dhe për Romën u akordua penallti. Abraham e ka dërguar në rrjetë dhe i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, që ngjitet për momentin në vendin e gjashtë me 44 pikë.

Foto: AS Roma, Twitter

You may also like