Shtyhet seanca, shkak intervistimi i kandidatëve për anëtarë të KGjK-së

by admin
Spread the love

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte thirrur për në orën 11:00, është shtyrë për në orën 13:00.

Këtë njoftim për deputetët e dha kryeparlamentari, Glauk Konjufca, raporton Ekonomia Online.

Arsyeja e kësaj shtyrje ishte që disa prej deputetëve nuk janë të pranishëm në sallë sepse gjenden në procesin e intervistimit të anëtarëve të KGjK-së.

Konjufca tha se në seancë do të
votohet për vazhdimin e masave emergjente për energjinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK,
Abelard Tahiri, th se nuk do të marrin pjesë në votim ngase i kanë dhënë
argumentet e tyre lidhur me këtë çështje.

Përderisa Shefi i Grupit të LDK,
Arben Gashi e ka quajtur mënyrë të gabuar shtyrjen e seancës.

Edhe Besnik Tahiri nga AAK-ja ishte kundër shtyrjes, nuk thënë se nuk duhet të ketë ndikim puna e Komisioneve në mbajtjen ose jo të seancave.

LEXONI EDHE:

You may also like