Shtatëvjeçari shqiptar u vra nga 75-vjeçarja zvicerane, rasti do të shqyrtohet para Gjykatës së Apelit

by admin
Spread the love

Në vitin 2019, 75-vjeçarja A. F. vrau Iliasin shtatëvjeçar teksa ai po kthehej në shtëpi. Vitin e kaluar autores i është caktuar masa e paraburgimit, por tashmë familja e djaloshit po e çon çështjen në Gjykatën e Apelit

Më 21 mars 2019, shtatëvjeçari Ilias u vra me thikë rrugës për në shtëpi, nga 75-vjeçarja A.F. Rasti tronditi Zvicrën, por edhe më gjerë. Në gusht të vitit 2020, A. F. doli para Gjykatës Penale të Bazelit dhe u dënua me paraburgim. Siç raporton tani “NZZ”, prindërit e djalit po e çojnë çështjen në Gjykatën e Apelit, transmeton portali Shtegu. Sipas gazetës, si familja e Iliasit po ashtu edhe autorja e krimit kanë bërë ankimim kundër vendimit të Gjykatës Penale. Autori A. F. kërkon të lirohet nga akuza e vrasjes.

75-vjeçarja dhe partneri i saj kishin dërguar letra autoriteteve dhe gjyqësorit për dekada në lidhje me një komplot të dyshuar kundër saj. Një raport psikiatrik konfirmoi se A. F. kishte një sëmundje deluzionale me pak perspektivë për trajtim të suksesshëm. Avokati i familjes së Iliasit kërkoi 18 000 franga dëmshpërblim për prindërit dhe 185 000 franga kompensim. Mirëpo, këto pretendime janë rrëzuar në gjykatë me arsyetimin se autorja nuk ka pasur pasuri. Në atë kohë, avokati i familjes së Iliasit e konsideroi vendimin si “tallje me familjen” dhe apeloi.

A mund ta kishin parandaluar autoritetet aktin e tmerrshëm?

A. F. kishte shpallur vazhdimisht një akt dhune në letrat e mëparshme me qëllim që të dëgjohej. Ajo kërcënoi me një “vrasje vetëmbrojtjeje” nëse autoritetet nuk kujdeseshin për rastin e saj. Në vitin 2018, A. F. i shkroi Gjykatës Federale se një akt dhune ishte i pashmangshëm. Tre javë para aktit, ajo sërish u paraqit në Lozanë: Ajo e sheh si detyrë të saj të inicojë “aktin e vetëmbrojtjes” në çdo kohë nga 1 marsi 2019.

Prindërit e Iliasit thanë për “NZZ” se shteti e dinte prej kohësh se kush ishte A. F. dhe çfarë kishte ndërmend. Sipas prindërve, gruaja duhej të ishte ndaluar. Para Gjykatës së Apelit, e cila do ta hapë çështjen sërish vitin e ardhshëm, pyetja kryesore duhet të jetë nëse autoritetet mund ta kishin penguar aktin.

You may also like