Shtatë organe të trupit pa të cilat mund të jetojmë

by admin
Spread the love

Trupi i njeriut është një koleksion kompleks i organeve dhe sistemeve, të cilat punojnë sëbashku për të na mbajtur gjallë dhe të shëndetshëm. Disa organe, të tilla si zemra, janë të nevojshëm për të na mbajtur gjallë, por trupi i njeriut ka disa organe pa të cilat mund të funksionojë siç duhet, pavarësisht se edhe ato kanë funksione të dobishme në trup.

Mushkëria: trupi i njeriut është i pajisur me dy mushkëri që janë të ndara në seksione të quajtura lobe. Një njeri mund të jetojë edhe me vetëm një mushkëri.

organetVeshka: trupi i njeriut është i pajisur edhe me dy veshka, të cilat veprojnë si filtra për të hequr papastërtitë në gjak. Disa njerëz lindin me një veshkë, të tjerët e kanë hequr atë në anë kirurgjikale kur iu është sëmurur, por kanë vazhduar jetën normale edhe me vetëm një veshkë.

Shpretka: është një organ që ndihmon në filtrimin e gjakut, ajo vepron gjithashtu si një rezervuar për qelizat imune të quajtura monocite. Njerëzit mund të jetojnë pa shpretkë, por janë shumë të prirur ndaj infeksioneve të caktuara.

Organet riprodhuese: testikujt dhe mitra janë të nevojshme për riprodhim, por nuk diktojnë jetën e dikujt. Organet riproduese si mitra, vezoret etj mund të hiqen nëse preken nga kanceri ose sëmundje të tjera dhe njerëzit mund të jetojnë gjatë pa to, por pa u riprodhuar.

Stomaku: pavarësisht nevojave të vazhdueshme të trupit për ushqim është e mundur të jetohet edhe pa një pjesë stomaku. Njerëzit që janë prekur nga kanceri i stomakut ose probleme të tjera të stomakut e kanë hequr një pjesë të tij. Në këto raste, zorra e vogël lidhet direkt me ezofagun dhe i lejon ata të vazhdojnë të hanë vakte të vogla.

Zorra e trashë: është pjesa e fundit e sistemit tretës. Njerëzit me kancer të zorrës së trashë mund të heqin një pjesë apo të gjithë zorrën e trashë. Në disa raste mund të formohet një “qese” në fund të zorrëve të vogal dhe mund të ndihmojë në nxjerrjen e mbeturinave jashtë.

Apandesiti: edhe pse ky organ është quajtur si “i panevojshëm”, sipas studimeve të fundit është thënë se ai në fakt është mjaft i dobishëm në trup. Apandesiti është një tub i ngushtë që varet në fund të zorrës së trashë. Ai vepron si një depo e baktereve të mira që ndihmojnë në funksionimin e zorrëve në mënyrë efektive. Edhe pse ky organ mund të mos konsiderohet si kritik për jetën, ai përmirëson shëndetin e përgjithshëm. /Burimi: EmpowHer.com

You may also like