Shtatë muaj pas arratisjes në Angli, Stresi kthehet në Shqipëri

by admin
Spread the love

Stresi është kthyer në Shqipëri pas arratisjes për në Londër 7 muaj më parë.

Reperi u shpall në kërkim nga Policia, si organizator i protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Tani, ai është kthyer në Tiranë, ku tejet i qetë shfaqet në një video të publikuar në aeroportin e Rinasit.

Aty shihet derisa dy prindërit e tij kanë dalë ta presin reperin.

Ende nuk është bërë e ditur as nga ai apo nga vetë policia nëse wshtw hequr dorw nga urdhwr-arresti ndaj tij reperit.

Theksojmë se reperi vetëm dy ditë më parë, përmes një videoje të publikuar, u shpreh se me t’u kthyer në Shqipëri do të merret me ata që gjatë gjithë kësaj kohe e kanë sharë e ofenduar.


You may also like