Shqiptohen 143 kundërvajtje trafiku në Shkup, 48 gjoba për shoferë të dehur

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (31.12.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 143 kundërvajtje, prej të cilave dyzet e tetë për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, nënëtëmbëdhjetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.

Poashtu janë shqiptuar njëmbëdhjetë sanksione për parkim në mënyrë jo të rregullt, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, katër sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër gjoba për shoferë fillestarë dhe shtatë gjoba për automjete të paregjistruara.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.


You may also like