Shqiptarët “negativë” në testin antidoping, Briken Çalja konfirmohet nënkampion bote në peshëngritje

by admin
Spread the love

Briken Çalja është konfirmuar nënkampion bote në peshëngritje. Këtë të enjte dolën rezultatet e testeve antidoping të kryera pas Botërorit të Peshëngritjes, të mbajtur në Tshkent të Uzbekistanit në fillim të këtij muaji.

Lajmi i mirë është që të gjithë sportistët shqiptarë rezultuan negativë në këto testet antidoping. Një fakt i tillë, i konfirmon Briken Çaljas të tre medaljet e fituara në këtë kampionat Botëror.

Peshëngritësi shqiptar garoi në peshën deri në 73 kg në këtë kampionat, ku fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 156 kg të ngritura, ndërsa në stilin e shtytjes dhe dygarësh fitoi medaljen e argjendtë me 186 kg në shtytje dhe 342 kg në dygarësh.

Vlen të kujtohet se Briken Çalja në Lojërat Olimpike të Tokios vetëm për 1 kg në dygarësh humbi medaljen e bronztë që do të ishte një rezultat historik për peshëngritjen shqiptare për sa u përket olimpikeve.


Top Channel

You may also like