Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë spastruar etnikisht nga vendi i tyre – Shqip

by admin
Spread the love

I ftuar në emisionin klan debat Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi foli për sfidat dhe represionin politik që po përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës. Sipas Arifit, shqiptarët atje po përjetojnë një situatë të vështirë dhe po ndeshen me spastrime etnike burokratike që i largojnë nga vendet e tyre autoktone.

Duke krahasuar situatën me zhvillimet në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Arifi thekson se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë lënë pas në aspektin e përparimit politik dhe ekonomik. Ai veçon faktin se Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj drejt përfaqësimit politik, duke përmendur synimin për zgjedhjen e presidentit të parë shqiptar.

Arifi vë në dukje se politikat diskriminuese që kanë ndikuar në Maqedoni dhe Kosovë në të kaluarën, vazhdojnë të jenë një realitet i hidhur në Preshevë.

“Shqiptarët në luginën e Preshievës jan në një pozitë të vështirë, me represione të vazhdueshme politike, pra jemi në një pozitë ku shqiptarët po pastrohen etnikishit nga vendi autokton i tyre. Por në një shikim të përgjithshëm ne kemi një vend amë Shqiprinë e cila ka pasur zhvillime si në sektorin ekonomik dhe në atë polittik.
Ju në Maqedoninë e Veriut jeni një shtetformues, ku ka pasur avancime të mëdha nga kryeministri shqiptar sot po synoni të keni presidentin e parë shqiptar, pra ju jeni shumë para.
Në këtë avancin që ka ndodhur në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbetur shumë mbrapa.
Kur flasim për diskriminim flasim vetëm për Beogradin dhe Serbinë, dhe politikat që ata kanë ndikuar në Maqedoni dhe Kosovë më herët kanë ngelur në Preshevë.
Nëse ju keni pasur diskriminime në shërbime shtetërore te ne vazhdon që të kemi diskriminime sot e kësaj dite. Mbi 10 mij shqiptarë janë spastruar enikisht në mënyrë burokratike.
Me formimin e Kosovës si shtet ligji serb në Luginë të Preshevës nuk ka lejuar mabjtjen e dy adresave në shtet, ata i kanë pasivizuar ose supendouar adresat, shkak i ksaj qytetarët janë shpronësuar”, tha Arifi. /Tv Klan

You may also like