“Shqiponjë” në prezantimin te Bristol – Shqip

by admin
Spread the love

Anis Mehmeti ëndërron ngjyrat kuqezi: Dua të luaj me Kombëtaren

Në Championship për të arritur tek Kombëtarja. Ky është misioni i Anis Mehmetit, talentit shqiptar që tashmë do të jetë pjesë e Bristol City në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

22-vjeçari ka pranuar se ka qënë pikërisht rikthimi në Kombëtaren Shqiptare ideja që e bindi për tu larguar nga Wycombe dhe njëkohësisht ka zgjedhur të pozojë me shqiponjë gjatë prezantimit.

“Jam gati për të sfiduar vetën në Championship pas aventurës në Ligën Një (League One). Mezi po pres që të shënojë golin e parë me Bristol. Unë jam lojtar kreativ dhe dua që të shënoj gola. Përfaqësimi i Shqipërisë është një ëndërr, një ëndërr për mua dhe familjen time. Tani Bristol do të më ndihmojë për të shkuar te kombëtarja A”.

Me skuadrën e Bristol, Mehmeti ka firmosur për tre vite e gjysmë dhe do mbajë të veshur fanellën me numër 11-të. Pas 28 javësh kampionat, Bristol gjendet në vendin e 17-të, distancuar me 7 pikë më shumë se zona e rënies dhe 9 pikë larg nga pozicioni play-off që të jep mundësinë për tu ngjitur në Premier League.

Klan News

TI RAPORTON!

You may also like