Shqipëria U17 për femra e pafuqishme ndaj Skocisë, bien në “Elbasan Arena”

by admin
Spread the love

Pas fitores në ndeshjen e parë kundër Azerbajxhanit, Shqipëria U17 për femra është mposhtur nga Skocia në ndeshjen e dytë kualifikuese për Europian. Vajzat e Agustin Kolës u mposhtën në Elbasan Arena me rezultatin e thellë 6-0.

Pjesa e parë ka qenë mjaft e bukur dhe me raste për shënim nga të dyja skuadrat, teksa Skocia ka qenë më superiore, por pa mundur të zhbllokojë rezultatin. Në minutën e 66-të skocezet kalojnë në avantazh me Laura Berry-n, e cila zhbllokoi rezultatin.

Goli motivoi edhe më shumë skocezet që shënuan edhe tre gola të shpejtë me të njëjtën autore, Laura Berry.

Vajzat kuqezi provuan të reagonin, por pa mundur të thyejnë dot mbrojtjen skoceze, ndërsa në minutat shtesë Jodi Mcleary realizoi golin e pestë (93’) dhe Emma Watson shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit golin e gjashtë, duke fiksuar rezultatin përfundimtar në shifrat 6-0 për Skocinë, që merr fitoren e dytë në Grupi 3.

Në ndeshjen tjetër të Grupit 3 të luajtur po sot në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, Azerbajxhani U-17 u mund nga Maqedonia e Veriut U-17 me rezultatin 3-0.

Aktualisht , grupin 3 të Ligës B e kryeson Skocia me 6 pikë e ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me 3 pikë secila, ndërsa Azerbajxhani nuk ka asnjë pikë. /oversport.tv

KUALIFIKUESET PER EUROPIANIN U-17 FEMRA, NDESHJA E DYTË
Shqipëri-Skoci 6-0
Shënues:
Berry 66’, 71’, 74, 79’, Mcleary 93’, Watson (pen) 95’

You may also like