Shqipëria U-21 luan sot kundër Çekisë, objektiv është vetëm fitorja

by admin
Spread the love

Shqipëria U-21 do të zbresë sot në fushë për të luajtur ndeshjen e shtatë kualifikuese për një vend në Europianin për këtë moshë. Ekipi i Alban Bushit do të ketë përballë në orën 19:00, në “Elbasan Arena” Çekinë që është edhe kryesuesja e grupit.

Megjithatë, trajneri bashkë me lojtarët kanë vetëm një objektivë të qartë për këtë takim. Të gjithë duan fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Europian.

Kombëtarja jonë që bën pjesë në Grupin G renditet e treta me 9 pikë. Çekia nga ana tjetër renditet e para me 13 pikë, e ndjekur nga Anglia me 10 pikë. Në grupin tonë bëjnë gjithashtu pjesë edhe Slovenia, Kosova e Andora.

Për sa i përket Kosovës, ata do të përballen në orën 18:00 me Sloveninë, ndërsa Anglia do të përballet me Andorrën e vendit të fundit në orën 20:45. /oversport.tv

You may also like